Xavi: Championsi ka qenë mizor për ne, nuk i kemi humbur shpresat

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi sot se nëse do të bien në Europa League, atëherë do të kenë objektiv për ta fituar. Duke folur në konferencën për mediet në prag të sfidës së Champions League, ndaj Bayerit, strategu komentoi ecurinë e deritanishme dhe të ardhmen.

“Do ta mendojmë në kohën e duhur, nëse nuk e kalojmë raundin e Champions League, do të përballemi me Europa League me synimin për ta fituar atë. Kemi ende shpresa. Është turp që nuk morëm pikë në Mynih apo Milano. Ky kompeticion ka qenë mizor me ne. Mund të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Çfarëdo që të ndodhë në Milano, ne ende duhet të luajmë mirë dhe të konkurrojmë. Jemi në gjendje që t’i mposhtim dhe besojmë se është një nga skuadrat më të forta në botë. Duhet të tregojmë se sa të mirë jemi. Na vjen keq për atë që ndodhi në Mynih”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?