Xavi e pranon humbjen: Reali ishte superior ndaj nesh!
Barcelona u shokua nga Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit. “Los Blancos” triumfuan 0-4 në “Camp Nou”, duke përmbysur humbjen 0-1 në Madrid dhe duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe. Xavi pas ndeshjes e pranoi superioritetin e kundërshtarëve.
“Reali ishte superior. Është një humbje e vështirë për t’u kapërdirë. Nuk duhet të gjejmë justifikime. Goli i dytë na penalizoi shumë. Më pas penalltia. Por edhe detajet vendosën.
Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona. Nuk e thashë kot përpara që Reali ishte favorit. Ata janë fituesit e Champions League, janë një skuadër e madhe”, deklaroi trajneri i katalanasve.
Kjo ishte hera e katërt që dy skuadrat e mëdha spanjolle përballen mes tyre gjatë vitit 2023. Tri ndeshjet e para ishin fituar nga ekipi katalanas.
KOHA JONË SONDAZH

