Xavi: Ne jemi Barcelona, nëse nuk fitojmë tituj, atëherë do të vijë një tjetër trajner
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në vigjilje të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Villarealit. Strategu i ekipit katalanas ka sqaruar se synimi kryesor i ekipit është fitimi i titujve, pasi ndryshe duhet të vijë një trajner tjetër.
“Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, Emery është një trajner që punon mjaft mirë me ekipin. Duhet të fitojmë. Në El Clasico luajtëm si donim, Real Madrid u mbrojt mirë pas. Ata ishin të qetë, nuk na lanë hapësira, por kishim shanset tona. Ne sulmuam, ata u mbrojtën mirë.
Ndiheni i shqetësuar, apo i rrezikuar? Nuk mund të ndalem, situata e ekipit është kjo, por duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Jemi 3 pikë nga vendi i parë dhe e përsëris synimi mbetet të fitojmë tituj. Duhet ta bëjmë. Ne kemi krijoi një skuadër që mund të fitoj. Unë kam besim edhe pse ka pasur shumë kritika, pro që më inkurajojnë.
Pa tituj do të ketë pasoja dhe do të vijë një trajner tjetër. Presidenti nuk më ka thënë asgjë. Kjo është Barcelona, duhet të fitojmë tituj dhe ky është synimi ynë për këtë sezon”, deklaroi Xavi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

