Xavi pas eliminimit nga Championsi: Do luftojmë për të gjitha titujt e mbetur

Barcelona mbylli që në fazën e grupeve rrugëtimin e saj në Champions League teksa katalanasit dështuan mbi të gjitha në dy ndeshjet ndaj Interit ndërsa mbrëmjen e së mërkurës u mposhtën edhe nga Bayern Munich në shtëpi.

Spanjollët do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre europian në Europa League ndërsa trajneri Xavi Hernandez theksoi se skuadrës i mbetet vetëm të luftojë për të gjithë titujt e mbetur në lojë.

“Në muajt e ardhshëm, skuadrës i duhet të luftojë për të gjithë titujt e mbetur në lojë. Kemi Europa League, La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën. Jam i bindur që mund të jemi konkurrues në të gjithë kompeticionet. Ajo që dua të theksoj është se unë me të vërtetë mendoj se Premier League vlen po aq sa La Liga”, u shpreh Xavi Hernandez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?