Xhaka dhe Shaqiri, dy “shqiponja” kuqezi që turpërojnë Serbinë (VIDEO)
Momente krenarie edhe për ne shqiptarët në Kupën e Botës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë ngritur peshë të gjithë shqiptarët në të gjithë botën, duke shënuar dy gola spektakolarë ndaj Serbisë. Falë golave të tyre Serbia mori 3 pikëshin që e kualifikon për në raundin tjetër.
Helvetët dhanë sinjalin e parë të rrezikshëm në minutën e 4-t me Granit Xhakën, i cili provoi me një goditje potente nga distanca, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit. Kundërpërgjigja e Serbisë është e menjëhershme me Mitrovic që vendos në provë në minutën e 4-t portierin Sommer, ndërkohë që disa sekonda më pas e dërgon topin me kokë në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë reagimi.
Zviceranët reagojnë mjaft mirë duke fituar terren me kalimin e minutave, teksa në të 30-ën është Xhemaili që afrohet pranë golit, por portieri Stojkovic del shumë shpejt, duke evituar golin e barazimit. Tadic në fundin e kohës së rregullt provon me të majtën në hyrje të zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.
Fillimi i pjesës së dytë dominohet nga Zvicra, teksa në minutën e 52-të, do të vinte edhe një gol historik. Grani Xhaka lëshoi një goditje bombë në hyrje të zonës, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Mesfushori me origjinë shqiptare festoi si i çmendur duke bërë gjestin e “shqiponjës” përballë tifozëve serb dhe rus. Dy minuta më pas Xherdan Shaqiri mund të kishte kompletuar një mbrëmje ëndrrash për shqiptarët, teksa me një veprim spektakolare në nga një pozicion i prirët, “përkëdhel” cepin e shtyllës. Zvicra dhuron spektakël, teksa Embolo është shumë pranë golit 10 minuta nga fundit, ndërkohë që Kolarov për pak sa nuk dërgoi topin në rrjetën e portës së tij disa sekonda më pas.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt Xherdan Shaqiri me një aksion shumë të bukur shënon golin e dytë dhe më pas feston me shqiponjë njëlloj si Xhaka. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

