Xhaka i jep fitoren Arsenalit ndaj PSV me një super gol (VIDEO)
Granit Xhaka është duke kaluar momentin e tij më të mirë me skuadrën e Arsenal, teksa sonte në mbrëmje dhuroi ekipit të “The Gunners” fitoren 1-0 në sfidën përballë PSV-së.
Arsenal dhe PSV zhvilluan ndeshjen e prapambetur të raundit të dytë të fazës së grupeve të Europa League.
Mesufushori shqiptar realizoi golin e vetëm të kësaj sfide dhe të fitores për Arsenal-in në minutën e 71-të, duke realizuar me një goditje të saktë me të djathtën
Arsenal me këtë fitore kalon në raundin tjetër, ndërsa kryeson grupin A me 12 pikë, teksa PSV renditet në vend të dytë me 7 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

