FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhemaili: Duhet të kisha shënuar edhe unë, kemi fituar vetëbesim

Blerim Xhemaili zhvilloi shumë të mirë në fitoren me përmbysje 2-1 ndaj Serbisë, edhe pse iu afrua disa herë golit. Mesfushori e pranoi se duhet të kishte shënuar një gol, por theksoi se mbi gjithçka rëndësi kishte fitorja.

Në përfundim të takimit mesfushori me origjinë shqiptare u shpreh për “SRF” se kjo ishte një fitore tepër e rëndësishme, me Zvicrën që ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit.

“Mendoj se me përjashtim të 15 minutave të para, kemi zhvilluar një ndeshje vërtet të mirë. Edhe njëherë treguam karakter të fortë. Kjo tregon se çfarë fshihet pas kësaj skuadre. Gjatë pushimit nuk ishim të kënaqur, ku kishte edhe përleshje verbale. Gjithashtu edhe unë sigurisht duhet të bëja një gol. Më vjen keq që nuk arrita të shënoj, por besoj, se fituam shumë vetëbesim pas kësaj fitoreje. Kështu mund të shkojmë shumë lart”, u shpreh mesfushori i Zvicrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?