Xherdan Shaqiri nuk udhëton në Serbi për duelin ndaj Bjellorusisë

Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Zvicrës për ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Lajmi është dhënë sot nga faqja zyrtare e helvetikëve ku thuhet se lojtari ka probleme muskulore.

“Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në gjendje t’i bashkohet Kombëtares për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk do të ftohet për të zëvendësuar atë”,thuhet në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të Kombëtares së Zvicrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?