Ylber Ramadani gjen golin e parë në kampionatin skocez (VIDEO)
Ylber Ramadani ka gjetur rrugën e rrjetës në javën e 13-të të kampionatit skocez. Skuadra e Aberdeen arriti të fitonte 4-1, ku mesfushori i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje shumë të mirë.
Loja e tij u kurorëzua me gol në minutën e 61, kur përfiton nga një top i larguar nga kundërshtarët dhe fluturimthi e dërgon në rrjetë. Më pas ai festoi me shqiponjë. Në merkaton e verës Ramadani u transferua nga MTK drejt Skocisë., teksa tashmë ka gjetur dhe golin e parë.
😀 We all enjoyed this one.
🇦🇱 A first Dons goal for Ylber Ramadani. pic.twitter.com/tNDZTYfr7K
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) November 5, 2022
KOHA JONË SONDAZH

