Zanetti në prag të sfidës me Juven: Bajrami meriton të luajë, por ka konkurrencë
Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti ka folur në prag të ndeshjes ndaj Juventusit, ku nuk mungoi as një deklaratë për lojtarin e Kombëtares sonë, Nedim Bajrami.
“Bajrami thjesht ka konkurrencë, që rrjedh edhe nga merkato. Në fillim të sezonit ai nuk llogaritej, por tani e meriton të luajë si të tjerët. Më pëlqen mënyra se si i pranon zgjedhjet dhe qëndrimi i tij, ka vend për përmirësim, por rruga që ka marrë është e duhura”, deklaroi Zanetti.
Mesfushori shqiptar duke u nisur nga deklaratat me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen si titullar nesër kundër Juventusit në “Allianz Stadium”.
KOHA JONË SONDAZH

