FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zarfa me plumba për drejtuesit e arbitrimit në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin italian ditën e sotme. Presidenti i Shoqatës Italiane të Arbitrave, Marselo Niki, ka bërë të ditur se ai, dizenjatori i arbitrave Nikola Ricoli, dhe nënkryetari i shoqatës kanë marrë zarfe me plumba brenda.

Ky lajm ka vënë në lëvizje Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e tjera, për të identifikuar autorin. Tifozët italianë janë kundër përdorimit të VAR-it, ndërkohë presidenti Niki denoncoi ditën e sotme gjatë një konference për shtyp edhe një gazetar që u sugjeroi tifozëve të sulmojnë gjyqtarët.

“Po ndodhin gjëra ekstreme dhe askush nuk thotë asgjë. Tani ka arritur kulmi”, ka pohuar gjatë konferencës drejtuesit i sektorit të gjykimit në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?