Zbulohen dy lojtarët që kërkuan largimin e Contes nga Tottenhami
Antonio Conte u largua nga Tottenhami zyrtarisht të dielën e kaluar, pasi prishi raportet me drejtuesit e klubit dhe një pjesë të mirë të futbollistëve. Në Argjentinë kanë zbuluar se kanë qenë dy futbollistë që kanë kërkuar shkarkimin e Contes te presidenca.
Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Christian Romero dhe sulmuesin brazilian Richarlisson, të cilët duket se ishin konfrontuar jo pak herë me Conten dhe vendosën ta transferojnë konfliktin në zyrat e presidentit Levy.
Ata i kanë kërkuar presidentit shkarkimin e Contes, ose në të kundërt do të largoheshin nga Tottenhami në fund të sezonit, duke i dhënë të kuptojë atij, se raportet mes trajnerit dhe futbollistëve, janë prishur tashmë.
KOHA JONË SONDAZH

