Zbulohen favoritët për të fituar Championsin këtë sezon, ja kuotat e basteve

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jenë 4 gjysmëfinalistet e Ligës së Kampioneve për këtë sezon, rezultatet e thella të arritura nga disa prej ekipeve në ndeshjet e para, i kanë bërë kompanitë e basteve që të ndryshojnë ndjeshëm kuotat për fitimin e këtij kompeticioni.

Sipas “Bet 365” pretendentët kryesorë janë katalanasit e Barcelonës. Fitimi i kompeticionit nga spanjollët kuotohet me 3.25. Pas tyre vjen një tjetër ekip spanjoll, Reali i Madridit që kuotohet me 3.40, pastaj Bajerni me 4 dhe më pas Liverpuli (6.50), Siti (17), Sevija (151), Roma (201) dhen në fund Juventusi me 251.

E njëjta gjë dhe për kompaninë “888sport”, ndërsa ”Betfair” i sheh të barabarta shanset e Realit dhe Barcelonës për të fituar trofeun. Secila prej tyre kuotohet me 3.25.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?