Zbulohet formacioni i Shqipërisë në miqësoren ndaj Katarit
Shqipëria do të luajë sot një miqësore ndaj Katarit në orën 18:30. Trajneri Edoardo Reja ka zgjedhur edhe formacionin zyrtar me të cilin kuqezinjtë do të paraqiten.
Në portë do të jetë gardiani i Laçit, Mario Dajsinani. Në mbrojtjen me tre janë përzgjedhur Gurishta, Janku dhe Turkaj.
Në krahë do të aktivizohen Hadroj në të djathtë dhe Esin Hakaj në krahun e majtë. Në qendër të mesfushës Reja ka preferuar Rrapaj, Ujka dhe Kallaku, ndërsa sulmi do të formohen g aTedi Cara dhe Kristal Abazaj.

KOHA JONË SONDAZH

