Zbulohet sekreti i Realit, ja fotografia që ju sjell fat në Champions
Reali ka fituar dy Champions League radhazi, dhe tashmë është në kërkim të trofeut të tretë. Madrilenët përveç se kanë një ekip shumë të kompletuar edhe me shumë yje, janë edhe supersticioz.
Kristiano Ronaldo, Marselo dhe Kasemiro, tre titullarët e Real Madrid, kanë përsëritur të njëjtën foto në rrjetet sociale, që kur kanë kaluar fazën me grupe të këtij edicioni të Champions League.
Në Paris (1/8-t e finaleve), në Torino (çerekfinale), në Mynih (gjysmëfinale) dhe tani në Kiev për finalen e madhe, tre futbollistët e Real Madrid marrin të njëjtën pozë me Ronaldo në qendër dhe një hap pas tij dy brazilianët Kasemiro dhe Marselo.
Mesa duket kjo fotografi është pjesë e sekretit për transfertat e fituara 2-1 ndaj Parisit, 3-0 ndaj Juventus dhe 2-1 ndaj Bajern, teksa tshmë mbetet të shihet nëse do të ndodhë edhe në Kiev.

KOHA JONË SONDAZH

