Zbulohet taktika brilante e futbollistëve të Senegalit për të fituar penallti (FOTO LAJM)

Teleshikuesit që e ndoqën ndeshjen nga televizioni nuk mund ta kuptonin taktikën e çuditshme që ka përdorur dje Senegali në goditje nga këndi. Fubollistët  e kombëtares afrikane provuan në disa raste që të fitonin 11-metërsh. Pas 10 minutash, Mame Biram Diouf u pa duke kapur fanellën e shokut të tij të skuadrës në një goditje nga këndi, një incident që u përsërit edhe më vonë gjatë ndeshjes.

Gjyqtari e kuptoi mjaft mirë taktikën e tyre, teksa ju afrua futbollistëve, duke u kërkuar që të mos bënin një veprim të tillë. 10 penallti janë dhënë deri më tani në Kupën e Botës, dhe nuk ishte aspak një surprizë që Senegali të provonte që të fitonte penallti. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?