Zeneli: Ndeshje speciale, nuk e di nëse jam gati për Seria A

Arbër Zeneli ishte njeriu i miqësores së Kosovës të fituar në shifrat 3-0 ndaj Shqipëri. Në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e Zeneli u shpreh i lumtur për dy golat e shënuar.

“Ishte një ndeshje speciale. Kemi luajtur shumë mirë si ekip. Gjithmonë presim fitore. I kemi shfrytëzuar rastet dhe shënuam 3 gola. Kam luajtur lojëra të mira dhe të këqija. Sot ka qenë loja më e mirë për mua dhe për ekipin. Unë luaj lojën time. Më kanë dhënë raste shumë të mira. Bëj gjënë që di të bëj më mirë. Hysaj është një lojtar shumë i mirë, luan në klub fantastik. Sot e fituam lojën si ekip. Nuk e di nëse jam gati për Serinë A, të shikojmë”, ka thënë Zeneli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?