Zhang: Interi nuk është në shitje, Inzaghi trajner i madh
Presidenti i Interit, Steven Zhang ka përgënjeshtruar zërat për shitjen e klubit zikaltër. Numri një i ekipit italian ka shprehur vlerësimet më të larta për Inzaghin, i cili sipas tij është një trajner i madh.
“Klubi nuk është në shitje, nuk po flas me ndonjë investitor. Mendoj që jo vetëm në muajt e fundit, por në 4 vitet e fundit klubi ka qenë në qendër të spekulimeve. Ne përqendrohemi vetëm te vetja jonë.
Inzaghi? Është një trajner i madh që u bën ballë vështirësive dhe I kalon. Ky ishte një grup shumë I vështirë dhe pamë cilësitë e të gjithëve”, tha presidenti pas fitores përballë Plzen që kualifikoi Interit në turin tjetër të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

