FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Nuk do të bëjmë korridor nëse Barcelona fiton titullin

Zinedine Zidane në daljen për mediat para ndeshjes ndaj Atletiko Madrid është shprehur se nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara “Klasikes” kundër Realit, madrilenët nuk do të rreshtohen për të bërë “korridorin” në nder të kundërshtarit.

“E kam vendosur dhe nuk ka vend fare për debat: nuk do të bëjmë korridor. Nuk e kuptoj pse duhet korridori. Barcelona e para e prishi këtë traditë”, u shpreh trajneri francez i kampionëve në fuqi të Europës dhe Spanjës.

Zidane foli edhe mbi formën e dobët që Reali ka treguar në kampionat, aty ku u dorëzua shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam shpjegim. Ka momente gjatë sezonit kur gjërat nuk ecin. Patëm një periudhë të gjatë me mungesë goli. Fillimi i sezonit na shkatërroi, por duam ta përfundojmë sa më mirë kampionatin”, theksoi Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?