Zidane: Reali nuk është favorit, shanset 50 me 50

Zinedine Zidane është një hap larg për t’u bërë legjendë, por fillimisht do të ketë një provë të vështirë ndaj Liverpulit. Strategu francez beson se shanset në finale janë të barabarta për të dyja ekipet.

“Ne nuk jemi favoritë, por do të bëjmë një ndeshje të madhe dhe do të përpiqemi që të fitojmë. Finalet janë gjithmonë 50 me 50 për qind. Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Momenti më i vështirë për një trajner është që të bëjë zgjedhje, dhe futbollistët e dinë këtë gjë. Kjo është përgjegjësia ime.

Ekipi ka bërë një punë të madhe, nuk është e lehtë për të arritur në finale. Jam një person kompetitiv dhe më pëlqen që të përballem. Kur e adhuron një punë si këtu të Reali, mund të bësh gjëra të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klop? Kam shumë respekt, ka shumë eksperiencë. Çdo trajner është i ndryshëm. Ronaldo? Është mirë. Nëse nuk është në 150 për qind të formës është në 140. Do të luajmë ndeshjen e fundit të sezonit, dhe ai jeton për këto ndeshje”, tha strategu francez i madrilenëve. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?