Zidane u largua për shkak të sherrit me portierin e dytë të Realit?
Largimi i befasishëm i Zidane nga largimi i Real Madrid është komentuar gjerësisht në mediat spanjolle dhe jo vetëm për shkaqet që çuan strategun francez për të braktisur klubin madrilen edhe pse ka fituar 3 Champions radhazi. Së fundmi mediat iberike shkruajnë se Zidane ka pasur një debat të ashpër me portierin Kiko Kasija pas vendimit të ish-trajnerit për të zgjedhur të birin e tij në formacion në ndeshjen e muajit të kaluar të La Liga-s ndaj Villarreal, pretendon një gazetar spanjoll.
Duke folur për emisionin “El Chiringuito” ditën e hënë, një gazetar spanjoll ka pretenduar se ai donte të godiste Zidane për vendimin e marrë. Soria gjithashtu raportoi se 31-vjeçari do të kishte fituar 600,000 euro nëse do të kishte luajtur pasi do të kishte arritur objektivin e parashikuar në kontratë.
Por përfaqësuesit e Kiko-s thonë se ai nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe madje i është bindur urdhrave të Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

