Zivkovic pretendon se është mbajtur në stadium për disa orë, Kukësi hedh poshtë akuzat
Ante Zivkovic, i cili këtë verë ka nënshkruar kontratë me Kukësin, ka kaluar një dramë të vërtetë. Zivkovic nuk ka marrë disa pagesa dhe ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit për të rënë dakord për detyrimet e prapambetura.
Futbollisti 29-vjeçar shkoi në stadium, takimi u kthye në një tmerr të vërtetë. Zivkovic u mbajt në stadium për disa orë me sharje dhe kërcënime.”
Kështu shkruajnë mediet kroate, që i referohen qëndrimit zyrtar të Sindikatës së Futbollistëve Profesistë të Bosnjë Herecegovinës për atë që i ka ndodhur futbollistit ditët e fundit në Shqipëri.
“Ante (Zivkovic), pasi u sulmua fizikisht, arriti të largohej pas disa orësh nga stadiumi dhe të shkonte në Kroaci.
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Bosnjës dhe Hercegovinës vendosi ta ndajë me publikun historinë e tij dhe tashmë ka nisur procedurat në FIFA, për të vërtetuar veprimet e paligjshme të klubit shqiptar.
Reagimi
Kukësi ka reaguar për akuzat e hedhura nga futbollisti kroat, Ante Zivkovic.
“Futboll Klub Kukësi hedh poshtë të gjitha akuzat e publikuara ditën e sotme në media nga futbollisti Ante Zivkovic për kërcënime dhe dhunë nga ana e klubit!
Sulmuesit Zivkovic i është komunikuar nga klubi se nuk bën pjesë në planet e klubit dhe është thirrur për të mbyllur bashkëpunimin në përputhje me kontratën. Në këtë mënyrë, klubi i ka paguar futbollistit shumën e parashikuar në kontratë për mbylljen e bashkëpunimet.
Për shkak se klubi e ka larguar futbollistin si të padëshiruar, Zivkovic ka hedhur akuza të pabaza ndaj Kukësit duke tentuar të dëmtojë imazhin.
Për deklaratat e dhëna dhe akuzat e hedhura, klubi i Kukësit do t’u drejtohet instancave më të larta për prishje imazhi. Për këtë, FK Kukësi ju garanton se gjithçka ka ndodhur është e faktuar me pamje filmike dhe provat do të vihen në shërbim të instancave përgjegjëse.
Klubi i Kukësit ka qenë ndër vite një klub korrekt me futbollistët dhe jo vetëm e kurrë nuk mund të lejojë që një futbollist i larguar, të tentojë të prishë imazhin e klubit.”
KOHA JONË SONDAZH

