Zviceranët “klonojnë” shqiptarin: Kundër Serbisë na duhen 11 Valon Behrama
Sonte në darkë Zvicra ka përballjen e vështirë me Serbinë, por gazetat zvicerane shkruajnë se kombëtares së tyre u duhen 11 Valon Behrama.
Valon Behrami është lavdëruar për paraqitjen e jashtëzakonshme kundër Brazilit dhe për këtë pjesës tjetër të ekipit u është dhënë porosia që të paraqesin të njëjtin shpirt luftarak ashtu sikurse mesfushori nga Mitrovcia.
Teksa ka paraqitur 11 lojtarë me pamjen e Behramit, “Blick” ka shkruar:
Çka nëse serbët provokojnë? Bëhu si Behrami dhe ec duke buzëqeshur? Nëse na bëjnë presion? Bëhu si Behrami dhe duro”.
Behrami ka thënë:
Ky është stili im i lojës. Dhe e bëj me kënaqësi. Ndoshta do të jetë Botërori im i fundit dhe po e shijoj çdo sekondë.”
Gazeta “Blick” ka shkruar se Behrami paraqitje të ngjashme si kundër Brazilit bëri edhe kundër Ekuadorit në Botërorin 2014 në Brazil.
Zviceranja shkuan:
Neymarin nuk e la të marrë frymë. Superylli nuk gjeti antidot. Behrami përsëri mori notën 6 nga Blick dhe kritika të mëdha nga mijëra brazilianë – sepse ai ua sulmoi monumentin e tyre.”
Ndërsa për Neymar shqiptari ka thënë:
Ai gjithmonë rrëzohet, me prekjen më të vogël dhe është ndërhyrje ndaj tij.”
KOHA JONË SONDAZH

