Zvicra publikon listën, merr me vete 3 shqiptarë në Kupën e Botës

Kombëtarja e Zvicrës është pjesë e grupit G në Kupën e Botës, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili, Serbia dhe Kameruni. Trajneri i Murat Yakin ka publikuar listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren helvete në Katar 2022.

Mes lojtarëve të grumbulluar janë tre lojtarë shqiptarë: kapiteni Granit Xhaka (Arsenal), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire) dhe Ardon Jashari (Luzern). Ky i fundit është 20 vjeç dhe luan si mesfushor shkatërrues tek ekipi zviceran.

Jashari ka lindur në Zvicër dhe është një prodhim i klubit të Luzernit. Ai po zhvillon paraqitje shumë të mira në kampionatin helvet dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 14 ndeshje me Luzernin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?