ZYRTARE/ Chelsea nuk duron më, shkarkon trajnerin Graham Potter

LONDON, ENGLAND - APRIL 01: Graham Potter, Manager of Chelsea, looks on during the Premier League match between Chelsea FC and Aston Villa at Stamford Bridge on April 01, 2023 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Chelsea ka vendosur që të mos presë më duke shkarkuar trajnerin Graham Potter nga drejtimi i ekipit. Konfirmimi ka ardhur me një postim në rrjetet sociale.

“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi. Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin. Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij” – Shkruan Chelsea.

Tekniku 47 vjeçar numëron 31 ndeshje në pankinën e kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për çdo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?