FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare/ Interi arkëton 25 milionë euro nga shitja e Kondogbia

Xhoefrei Kondogbia është zyrtarisht një futbollist i Valencias. Klubi spanjoll ka dalë me një deklaratë për mediat, ku ka njoftuar se ka paguar 25 milionë eurove për blerjen e kartonit të tij nga Interi.

Valencia njofton gjithashtu se futbollisti ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën deri në vitin 2022, ndërsa është vendosur një klauzolë prej 80 milionë eurosh për kartonin e tij. Kujtojmë që klubi zikaltër, përveç 25 milionë eurove, mund të përfitojë sërish 25 për qind të vlerës së kartonit, në rast se Kondogbia do të shitet nga Valencia.

Kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga 31 Maji, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Interi me kartonin e Kanselon, do të paguajë 35 milionë euro, apo do ta kthejë sërish pas te Valencia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?