FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare/ Juventus transferon përfundimisht yllin e Bajernit

Juventus nuk kishte asnjë dyshim për të ardhmen e Dugllas Kostës. Bardhezinjtë kanë depozituar sot në arkat e Bajernit shifrën e 40 milionë eurove, për të blerë përfundimisht kartonin e plotë të yllit brazilian.

Dugllas Kosta ishte në formë huazimi te bardhezinjtë në sezonin e kaluar për shifrën e 6 milionë eurove, ndërkohë që klubi italian sot ka dalë në një deklaratë për mediat për të njoftuar transferimin. Matia Perin ndërkohë ka mbërritur në Torino, teksa të premten do të kryejë edhe vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?