Zyrtare/ Milos Kostiç merr drejtimin e skuadrës së Luftëtarit
Milos Kostiç është trajneri i ri i Luftëtarit. 46-vjeçari hodhi firmën në marrëveshjen që e lidh për tre vjet me klubin në Gjirokastër, ndërsa më pas pozoi me presidentin e skuadrës, Grigor Tavo.
Kreu i bluzinjve ishte bindur prej kohësh për t’ia besuar Kostic projektin Luftëtari dhe ambiciet janë të mëdha. Mes kushteve të kontratës të firmosur ndërmjet palëve, skuadra ka si objektiv që të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë, në të cilin e mbylli kampionatin në edicionin që përfundoi.
Ai ka punuar me ekipet përfaqësuese të moshave në Slloveni si edhe së fundmi me të rinjtë e Olimpija Ljubjanas, do të ketë edhe detyrën të evidentojë dhe promovojë yje të rinj, që do të jenë pasardhësit e Abazajt dhe Bregut. Prezantimi përpara mediave i Milos Kostic do të bëhet këtë të mërkurë, ndërsa menjëherë do të nisin edhe lëvizjet në merkato.
KOHA JONË SONDAZH

