Home Sporti Statistikat j...

Statistikat janë kundër Ronaldos, të gjithë sulmuesit e Portugalisë kanë rendimet më të mirë se ai

101
0

Cristiano Ronaldo projektohet si titullar te Portugalia pavarësisht se statistikat nuk flasin shumë në favor të tij. Luzitanët kërkojnë një biletë për në Katar, teksa me shumë mundësi do të sfidojnë Italinë në finalen e mundshme të Play-Off.

Numrat tregojnë se CR7 është lojtari me rendimentin më të dobët nga 6 sulmuesit e thirrur nga Santos. Vetëm 4 gola të shënuar në 12 ndeshje këtë vit 2022, pa asnjë asist. Partneri i tij i mundshëm në sulm, Diogo Jota ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë një asist në 16 ndeshje.

Më në formë është Andre Silva, i cili ka shënuar 7 gola dhe ka krijuar 3 asiste në 12 ndeshje. Gjithsesi me shumë mundësi sulmuesi i Leipzig do ti nisë ndeshjet nga pankina.

Më mirë se Ronaldo deri më tani është edhe Rafael Leao (6 gola dhe 3 asist në 14 ndeshje), Joao Felix (6 gola dhe 4 asiste në 15 ndeshje) dhe Gonçalo Guedes (7 gola dhe një asist në 14 ndeshje). Statistikat janë kundër Ronaldos, por sulmuesi i United ka treguar se në ndeshjet e mëdha mund të jetë vendimtar. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit