Home Aktualitet Sulmi terro*r...

Sulmi terro*rist nga grupi serb, mediat boshnjake: Milan Radoiçiç është plagosur

77
0

Media boshnjake ”Istraga.ba”, pretendon se serbi Milan Radoiçiç, njëri nga krerët e Listës Serbe, është plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në veriu të Kosovës. Istraga.ba raporton se në disa tentime kanë provuar të vënë kontakt me Radoiçiçin.

Gjatë një bisede telefonike, thuhet se u është përgjigjur një person tjetër, i cili u ka bërë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe se ndodhet në Serbi duke u mjekuar, ndërsa dokumentet e tij janë gjetur nga policia e Kosovës në makinat e sekuestruara.

Kujtojmë sesi pasojë e sulmit të mbrëmshëm nga pala serbe, mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës, ndërsa një tjetër u plagos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit