Home Aktualitet Takimi i dësh...

Takimi i dështuar në Bruksel, Borrell: Kurti refuzoi Asociacionin dhe insistoi në njohjen e Kosovës

34
0

Në Bruksel kanë përfunduar të gjitha takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe asgjë nuk u arrit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se kryeministri Albin Kurti nuk e pranoi propozimin e BE-së për themelimin e Asociacionit.

“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit, të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai insistoi në vend të kësaj në formalizimin e njohjes de facto si hapin e parë. Më duhet të them se presidenti Vuçiq e pranoi propozimin e Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes. Ai erdhi me një propozim tjetër, por më në fund e pranoi propozimin tonë”, tha Borrell.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit