Home Aktualitet Të hënën mbli...

Të hënën mblidhet asambleja, nga riformatimi i qeverisë tek strukturimi i PS

49
0

Të hënën pasdite socialistët janë thirrur sërish për të dëgjuar fjalën e kryetarit të tyre në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti Edi Rama shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin.

Në mbledhjes e asamblesë të së hënës, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët por edhe me dinamikën brenda partisë.

Pasi sipas statute të kësaj force politike është Asambleja ajo që merr vendimin për zgjedhjen e sekretarit apo të sekretarit ekzekutiv. Ndërsa nga njëra anë pritet që të vlerësojë disa socialsitë duke ju dhënë poste partie, nga ana tjetër ministrat janë përfshirë nga “ethet” e vendimeve të kryeministrit.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit në fund të shtatorit ose fillim tetori për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite, si organi më i lartë vendimmarrës i PS.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit