Home Sporti Të kuqtë e Pa...

Të kuqtë e Partizanit në luftë me kohën për barazimin, Zekiç i beson Grezdës

31
0

Partizani luan sot në Hungari ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov. Barazimi 1-1 në sfidën e parë, u jep përsëri shanse reale të kuqve që të synojnë kalimin në turin e dytë të turneut.

Trajneri Zoran Zekiç ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë me të cilët nisi edhe ndeshjen e parë në Tiranë, ku të kuqtë zhvilluan një lojë shumë të mirë duke krijuar raste para portës kundërshtare.

Vija e parë e sulmit do të përbëhet përsëri nga treshja Da Silva-Mba-Cara, e cila vuri shpeshherë në vështirësi prapavijën e bjellorusëve në takimin e parë, duke shpresuar që këtë radhë kampionët e Shqipërisë të korrigjojnë shënjestrën para portës.

BATE-PARTIZANI 1-0

71′ Malkeviç

76’ Da Silva. Cara dhe Mehmeti lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Grezdës, Bilalit dhe Maget.

73’ Reagojnë të kuqtë me Da Silva i cili gjen Hadrojn, por gjuajtja e këtij të fundit nuk gjen portën kundërshtare.

71’ E pabesueshme! BATE shënon me gjuajtjen e parë në portë me Malkeviç! 0-1

67’- 70’ Pas një harkimi në zonë, Qirko del në ajër dhe kontrollon topin, por pastaj sinjalizon për një problem duke kërkuar ndihmën e stafit mjekësor. Në fund portieri kthehet në lojë për të vazhduar ndeshjen.

68′ Edhe Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull.

67’ Të kuqtë fillojnë të humbasin më shpejt topin, por duke mbajtur gjithsesi larg zonës bjellorusët që nuk kanë vënë në provë Qirkon.

64’ Rrapaj harkon në zonë nga e majta e sulmit në një goditje dënimi, portieri grushton dhe largon rrezikun.

62’ Rrapaj nga e majta harkon në zonë, topi mbërrin te Mehmeti i cili provon nga jashtë zonës, duke mos gjetur portën pasi sfera devijohet jashtë.

59’ Da Silva harkon një goditje dënimi në zonë, Sembene pretendon për faull, por gjyqtaria lë lojën të vazhdojë dhe VAR konfirmon vendimin.

52’ Rasti i pabesueshëm i Muratajt, i cili i vetëm para portës, gjen përgjigjen e portierit kundërshtar.

46’ Da Silva vjedh topin në mesfushë dhe niset drejt portës, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime mes dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Mba niset në krahun e majtë dhe pastaj kombinon me Carën në një kundërsulm të shpejtë, por ky i fundit tenton të bëjë disa driblime dhe në fund humb topin.

41’ Kontsevoi vertikalizon për Antilevskin në zonë, me këtë të fundit që nuk gjen kontaktin e topit dhe Qirko kontrollon qetësisht.

39’ Greçiko i afrohet zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën që nuk shqetëson Qirkon pasi shkon shumë larg portës.

37’ BATE është kthyer tërësisht në mbrojtje, duke i lëshuar kontrollin e lojës të kuqve, teksa tenton të rrezikojë pa sukses me kundërsulme me top të gjatë.

34’ Atanaskoski është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malkeviç në krahun e majtë të mbrojtjes.

31’ Murataj lëshon një gjuajtje-kros në shtyllën e parë që po i drejtohej portës, portieri devijon jashtë me vështirësi dhe më pas largon mbrojtja.

26’ Bjellorusët kërkojnë penallti për një kontakt në zonën e të kuqve të Mehmetit, gjyqtari dhe VAR bën shenjë që loja të vazhdojë.

24’ Da Silva tenton nga jashtë zonës, topi kthehet dhe shkon te Rrapaj i cili gjuan, por pa shënjestrën për të çuar sferën drejt katërkëndorit.

23’ Harkim thuajse perfekt në qendër të zonës i Muratajt nga e djathta, Mba dhe Cara nuk arrijnë të devijojnë para portës.

22’ Neçaev del në ndihmë të sulmit dhe merr topin në kufijtë e zonës, por nuk ia del të gjejë portën e Qirkos me tentativën e tij.

20’ Tani ka qarkullim më të gjatë të topit nga të dy skuadrat, të cilët mundohen me qetësi të gjejnë hapësira për të rrezikuar.

16’ Qirko rrezikon shumë me një driblim ndaj Kontsevoi, pasi futbollisti i devijon topin nga këmbët, por për fat gjithçka zgjidhet nga prapavija e të kuqve.

13’ Pas harkimit nga këndorja, është përsëri Mba i cili gjuan në qendër të zonës, por sfera nuk i bindet dhe përfundon jashtë.

12’ Një harkim në zonë gjen Mba i cili gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Kudravets i cili devijon sferën në këndore.

8’ Da Silva ul topin me kokë mbrapa për Mba në hyrje të zonës dhe ky i fundit gjuan fluturimthi, duke mos gjetur përsëri portën pasi çon topin shumë lart mbi traversë.

6’ Presing i lartë i të kuqve të cilët mbajnë BATE të mbyllur në zonën e vet, duke kërkuar një gol të shpejtë.

4’ Një tjetër top i gjatë në zonë gjen Mba i cili provon roveshatën pa shënjestruar katërkëndorin kundërshtar.

2’ Mba hyn në zonë dhe rrëzohet, të kuqtë pretendojnë për penallti por më pas sulmuesi ngihet në këmbë dhe largohet pa pretenduar për gjuajtje nga pika e bardhë.

1′ Nis ndeshja në Budapest.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit