Home Sporti Tekniku i Par...

Tekniku i Partizanit ka besim: Unë provoj të fitoj gjithmonë, mund të ketë surpriza

28
0

Partizani do synojë një rezultat pozitiv, në ndeshjen e të martës në orën 20.45, ndaj Bate Borisov. Trajneri i të kuqve, Zoran Zekic ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së parë të turit të parë kualifikues të Champions League, ku u shpreh se skuadra do bëjë të pamundurën për suksesin.

“Jam prej 1 muaji këtu, kam pasur 25 ditë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje, por nuk është e rëndësishme të flasim sot por nesër të bëjmë më të mirën. Është një ndeshje shumë e rëndësishme duke parë edhe afatin e shkurtër kohor. Ndjej keqardhje pasi bëmë vetëm 2 ndeshje miqësore. Ndonjëherë në futboll këto nuk vlejnë asgjë. Kemi stërvitjen e fundit, formacioni është i ideuar por nuk është mirë që të deklaroj përpara pasi mund të ketë të papritura.

Nuk ka pika të dobëta apo të forta, janë 90 minuta të rëndësishme nesër. Kam folur për 25 ditë me skuadrën. Duhet të përballojmë ndeshjen me mentalitetin e duhur. Kam parë 4 ndeshjet e fundit të BATE-s, janë skuadër e mirë me lojtarë cilësor por ne duhet të japim më të mirën në fushë të arrijmë objektivin për skuadrën, klubin dhe tifozët.

Kemi disa lojtarë që nuk janë në 100%. Shpresoj që nesër të jenë të gjithë gati. Në këto 2 ndeshje miqësore kam përdorur të gjithë lojtarët për të parë gjendjen fizike. Në këtë moment nuk mendoj për lojtarët që do të afroj por vetëm për rezultatin ndaj BATE Borisov pasi çdo gabim do të na kushtojë shumë. Në të gjitha seancat mendoj se si ne kemi punuar, ju keni më shumë informacion se unë. Kur sulmojmë e bëjmë që nga mbrojtja pastaj fillon gradualisht skuadra.

Do të shohim nesër, mund të kemi disa surpriza. Pas 25 ditësh ende nuk i di të gjitha kualitetet e skuadrës. E para dhe e fundit ndeshje për mua s’ka rëndësi, unë provoj të fitoj gjithmonë. Është një ndeshje e rëndësishme, duhet të sulmojmë këdo, të mbrojmë njëri-tjetrin. Në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm, nuk duhet të gabojmë që të marrim një rezultat të mirë”,-tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit