Home Bota Temperaturat ...

Temperaturat ekstreme në Kanada deri në 49 gradë, humbin jetën dhjetëra persona

8
0

Dhjetëra persona kanë humbur jetën, si pasojë e temperaturave të larta të regjistruara në Kanada. Autoritetet kanë bërë me dije se vetëm në kryeqytetin Vankuver, kanë vdekur 130 persona, nga dita e premte.

Shumica prej tyre ishin të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore, tek të cilët temperaturat tepër të larta kanë një ndikim negativ, por edhe fatal  për shëndetin e tyre,  shkruan BBC.

Kanadaja regjistroi temperatura rekord për të tretën ditë radhazi, teksa në Lytton të British Columbia, termometri shënoi 49.6 gradë celsius.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit