Home Aktualitet Tenderi për u...

Tenderi për uniformat e policisë/ Vasili nxjerr letrat: Sandër Lleshaj i përfshirë, SPAK të kap peshkaqenët

13
0

Pas arrestimeve të zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme, pasi akuzohen për tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u distancua, duke thënë se nuk ka pasur ndonjë shtysë për t’u përfshirë në ndonjë procedurë prokurimi, por nënkryetari i LSI-së ka nxjerrë letrat.

Petrit Vasili akuzon Lleshajn, duke thënë se sipas ligjit, ai ka përgjegjësi për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë së blerjeve të përqendruara. Për Vasilin, SPAK -u duhet të heqë dorë nga cironkat, por të çojë para drejtësisë peshkaqenët.

”Drejtori përgjigjet vetëm para Ministrit të Brendeshëm, ndërsa Lleshaj gënjen hapur. Çfarë halli ka që gënjen është detyrë e drejtësisë ta qartësojë. Këta të Rilindjes këtë mision kanë, që të mashtrojnë pa fund dhe pacipesisht, por e vërteta nuk mbulohet. SPAK-u të heqë dorë nga cironkat, por të çojë para drejtësisë peshkaqenët”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Pse gënjen Lleshaj, kur ligji flet qartë për përgjegjësinë e tij. Lleshaj gënjeu për përgjegjësitë e tij për tenderin e uniformave, duke bërë gjoja indiferentin monumental dhe deklaroi “Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi”.

Lleshaj ka përgjegjësi të qarta, që ja ngarkon VKM Nr.81 date 14.2.2018.”PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË BLERJEVE TË PËRQENDRUARA “.

Kjo VKM përcakton qartë në pikën 5 dhe 6 se:

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë përgjigjet para Ministrit dhe emërohet e shkarkohet nga ai. Edhe buxheti i Agjencisë edhe pjese e buxhetit të Ministrisë së Brendeshme.

Ja çfarë thotë VKM 81 date 14.2.2018: “3. Agjencia ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme. 5. Agjencia drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para Ministrit. 6. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Ministri”.

Drejtori pra përgjigjet vetëm para Ministrit të Brendeshëm, ndërsa Lleshaj gënjen hapur. Çfarë halli ka që gënjen është detyrë e drejtësisë ta qartësojë. Këta të Rilindjes këtë mision kanë, që të mashtrojnë pa fund dhe pacipesisht, por e vërteta nuk mbulohet. SPAK të heqë dorë nga cironkat, por të çojë para drejtësisë peshkaqenët! P.S Foto e VKM Nr.81 date 14.2.2018.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit