Home Aktualitet The Guardian:...

The Guardian: Shqipëria kritike ndaj Britanisë për mungesën e bashkëpunimit për kalimet e emigrantëve me gomone

60
0

Gazeta e njohur Britanike, The Guardian, ka shkruar një artikull të gjatë ku thuhet se burime nga qeveria shqiptare shprehen kritikë për mungesën e bashkëpunimit nga Mbretëria e Bashkuar për kalimet e paligjshmetë emigrantëve me varkë.

Artikulli nga the Guardian

Një dështim i supozuar i Ministrisë së Brendshme (britanike) për të ndarë me qeverinë shqiptare rrugët e ndjekura nga ata që mbërrijnë në Britani, po fajësohet për frenimin e përpjekjeve për të ndaluar kalimet në Kanal (La Manche).

Burime qeveritare në Tiranë thanë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë.

Një arsye e mundshme për mospërcjelljen e informacionit nga Ministria e Brendshme është formulimi i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 për dëbimet e përshpejtuara të atyre që vijnë ilegalisht.

Marrëveshja ndalon ndarjen e informacionit.

“Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar”, shkruhet të ketë thënë një burim në qeverinë shqiptare. “E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140,000 shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania e Madhe ka informacion mbi rrugët.”

Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike.

Burimi tha se rrugë të shumta po përdoreshin nga shqiptarët, duke përfshirë vozitjen në Kosovë për të marrë një autobus deri në Gjermani dhe një tren për në Francë.

“Ata nuk po bëjnë asgjë të paligjshme derisa të hipin në varkat e vogla,” tha burimi.

Më tej besohet se shumë nga shqiptarët nuk kishin jetuar në Shqipëri, por gjetkë në Evropë.

Qeveria shqiptare nuk ka parë një rritje të largimeve nga vendi që të korrespondojë me rritjen e numrit që kalojnë Kanalin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit