Home Bota Ish-kryeminis...

Ish-kryeministri britanik Tony Blair paralajmëron për sulm me armë biologjike nga Talebanët

243
0

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se islamizmi mbetet një kërcënim i madh për sigurinë dhe Perëndimi duhet të përgatitet për përdorimin e armëve biologjike nga grupet ekstremiste.

Tealebanët morën pushtetin muajin e kaluar në Afganistan, teksa Shtetet e Bashkuara tërhiqnin trupat pas 20 vitesh luftë dhe Britania e Madhe është e shqetësuar se rikthimi i grupit dhe vakuumi i lënë nga largimi kaotik i forcave të huaja do të lejojë fuqizimin e militantëve të Al Kaedës dhe ISIS-it.

“Islamizmi, si nga pikëpamja ideologjike, ashtu edhe dhuna, është një kërcënim i madh për ne dhe nëse nuk tregojmë vigjilencë, do të vijë tek ne. Duhet gjithashtu të shqyrtojmë dobësitë tona. Covid-19 na mësoi mbi patogjenët vdekjeprurës. Mundësitë bio-terroriste mund të duken si pjesë e filmave fantastiko-shkencor, por nëse do të tregohemi të mençur, duhet të përgatitemi për përdorimin e tyre nga aktorë joshtetërore”, tha Blair.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit