Home Sporti Totti takohet...

Totti takohet sot me Dybala-n, gati ta bindë që të veshë fanellën e Romës dhe të vijë në Shqipëri

81
0

Me adrenalinën e finales së Conference League që do të luhet në Tiranë, Francesco Totti ka ende disa punë për të zgjidhur para udhëtimit për në Shqipëri. Legjenda e verdhekuqve, tashmë në rolin e një drejtori sportiv do të takohet me Paulo Dybala-n për të bindur që të veshë fanellën e Romës në sezonin e ardhshëm.

Takimi në fakt do të bëhet në fushë, në një duel kampionësh që do e gjejë në krahë dhe të disa emrave të tjerë të njohur si Messi, Pirlo, Filippo Inzagji, Snejder apo Zanetti.

Totti madje sipas mediave italiane mund t’i ofrojë Dybala-s edhe numrin 10-të, të cilin nuk e ka mbajtur askush që nga tërheqja e tij nga futbolli. Për La Joya mund të jetë një stimul më shumë për të pranuar këtë ofertë dhe më pas pse jo që të vijë së bashku me Tottin në Shqipëri. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit