Home Sporti Trajneri i So...

Trajneri i Southampton: Broja i adhuron ndeshjet ndaj West Ham, është rrezik konstant!

108
0

Armando Broja ishte edhe njëherë tjetër lider i Southampton ndërsa në mbrëmjen e djeshme i dhuroi “Shenjtorëve” kualifikimin në çerekfinalet e FA CUP ndaj West Ham me rezultatin 3-1. Futbollisti i kombëtares nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa trajneri Ralph Hasenhuttl e aktivizoi vetëm në minutën e 46-të të pjesës së dytë.

Broja gjithsesi do të bëhej protagonist, pasi fitoi penalltinë që Ëard Proëse e shënoi për të marrë avantazhin në shifrat 2-1, ndërsa në fundin e sfidës në minutën e 95, Broja do të realizonte një super gol me driblime fantastike dhe më pas e dërgoi topin në cepin e portës. Trajneri Hasenhuttl i ka thurur elozhe pas ndeshjes.

“Është ajo çfarë duhet të bëjë një lojtar që vjen nga pankina, duhet të ketë pikërisht atë impakt në lojë. Edhe në ndeshjen e kaluar kundër Ëest Ham ka një qenë një rrezik konstant për ata, mesa duket i adhuron ndeshjet kundër tyre.

Pas dy ndeshjeve jo edhe aq të mira, ai u rikthye te performanca e nivelit të lartë. Ka akoma ndeshje përpara, mendoj se Broja mori një goditje në fytyrë që e nervozoi edhe më shumë, por nëse duhet kjo për ta motivuar atëherë le të marrë goditje të tilla në çdo ndeshje”, u shpreh Hasenhuttl.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit