Home Aktualitet U kap me koka...

U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja

55
0

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Ariel Rraja, nipin e ish-deputetit Rrahman Rraja, pasi iu gjet sasi kokainë në makinë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 22-vjeçarit, banues në Nikël të Krujës, gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan nga policia së bashku me automjetin.

“A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

Nga informacionet mësohet se Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit Rrahman Rraja./BW/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit