Home POLITIKE U mbajt 3 dit...

U mbajt 3 ditë në qeli, aktivistja thirrje administratës: Kur do çoheni dreqi ta hajë…

182
0

Gjyljana Bakalli u arrestua katër ditë më parë, kjo pse kishte dalë në protestë, por që u lirua nga Gjykata e Tiranës vetëm ditën e djeshme. Këtë të hënë, ajo foli sërish në sheshin para Kryeministrisë, ku tregoi tmerret që kaloi pas hekurave. Një apel të fortë dha edhe për punonjësit e administratës shtetërore, ku i kërkon që të reagojnë dhe të mos kenë frikë se i heqin nga puna.

”Më vjen mirë që ju shoh të gjithëve, duhet të jemi më shumë e më shumë. Zoti e di ca kam hequr ato ditë, por s’kam për t’u dorëzuar. Ata policët janë vëllezërit tanë e më vjen keq për ta që duhet t’u binden ca kriminelëve.

Këtu nuk ka parti ai e di shumë mirë që këtu nuk ka parti edhe unë kam të drejtë të votoj. Kijeni parasysh ditën kur të votoni kush janë këta, votoni me mend përndryshe do ngelemi gjithnjë e më pak. Të gjithë rrezikojmë punën këtu, administrata ngrihuni dreqi ta hajë kur do çoheni? Kaq shumë ua ka vrarë nervin?

Unë nuk do tërhiqem për veten time dhe për ata që janë më të dobët se unë se shteti i ka shtypur. Kijeni parasysh kur të flini se në këtë vend po rrini për fëmijët për veten askush s’ka të drejtë të na dëbojë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit