Home Sporti UEFA i kërkon...

UEFA i kërkon Ukrainës të ndryshojë fanellën para Europianit

7
0

UEFA i ka kërkuar Ukrainës që të heqë sloganin “Lavdi heronjve tanë”, nga fanella e saj për EURO 2020, pas ankesës së paraqitur nga Federata Ruse e Futbollit.

UEFA dhe se kombinimi i këtij slogani me një hartë të Ukrainës ku përfshihet edhe Gadishulli i Krimesë – i aneksuar nga Rusia në vitin 2014 – ishte një parullë e pastër politike dhe kishte kuptim ushtarak.

Rusia kishte kërkuar edhe heqjen e hartës, por kjo kërkesë u rrëzua nga UEFA për shkak se komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh përfshirjen e Krimesë brenda territorit rus.

Ukraina dhe Rusia nuk luajnë kundër njëra-tjetrës në ndeshjet e grupeve, por mund të përballen në fazat e mëpasshme të turneut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit