Home Sporti UEFA shortohe...

UEFA shortohet me amatorët nga San Marino në Champions League!

9
0

UEFA ka hedhur shortin e mini-turneut para-eliminator të Champions League, ditën e sotme, fazë në të cilën bën pjesë edhe kampionia e Kosovës, Prishtina.

Shorti i ka vënë bardheblutë përballë kampionëve të San Marinos, Folgore, që janë në nivel amator, gjë që e bën ekipin e Prishtinës më favorit për të kaluar në fazën finale të turit para-eliminator të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ndaj Folgore do të luhet më 22 qershor dhe nëse Prishtina arrin të kalojë në finale, ajo do të përballet me fituesen e gjysmëfinales tjetër Torshavc-Inter Club d’Escaldes. Finalja do të luhet me 25 qershor dhe vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Ishujt Faroe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit