Home KRYESORE United merr f...

United merr fitoren e parë, fundos Liverpoolin në “zonën e mbijetesës” (VIDEO)

510
0

Manchester United më në fund merr fitoren e parë në sezonin e ri në Premier League. Djajtë e Kuq morën një sukses të madh 2-1 në super duelin e javës së 3-të ndaj Liverpoolit.

Goli do të vine shpejt për ekipin e Ten Hag. Një nga futbollistët më të kritikuar, Jadon Sancho në minutën e 16-të, dhuron spektakël brenda zonës duke lënë në vend disa kundërshtarë dhe më pas arrin të mposht portierin Alisson.

Djajtë e Kuq nuk ndalen me kaq, pasi në fillimin e pjesës dytë do të dyfishonin shifrat. Në minutën e 53-të, vendasit përfitojnë nga një kundërsulm i shpejt, teksa Martial shërben për Rashford që vendoset përballë portierit. Sulmuesi anglez e dërgon topin në cepin e portës duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit brazilian.

Liverpooli zgjohet vonë pasi do të gjente golin që do të rihapte ndeshjen me Salah vetëm në minutën e 81-të. Koha do të ishte e pamjaftueshme për ekipin e Klopp për të dalë me pikë nga kjo ndeshje. Ironi e fatit, por tashmë United ngjitet në vendin e 14-të me 3 pikë, ndërkohë që Liverpooli është e 16-ta me vetëm 2 pika pas 3 javësh. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit