Home Aktualitet Veliaj: Kandi...

Veliaj: Kandidati i opozitës për Tiranën është kukull që drejtohet nga Saliu dhe Meta

389
0

Në një intervistë për Klan News, kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar kandidatin e opozitës për Tiranën një “Luli” të dytë në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Veliaj u shpreh se Berisha dhe Meta e drejtojnë kandidatin e e Tiranës për zgjedhjet e 14 majit.

Nuk ka rëndësi si quhet Luli i radhës, këtu pyetja është: Kush janë mjeshtrit e kukullave, që drejtojën Lulin e radhës? Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk kemi asnjë iluzion për këtë. Këtu bëhet fjalë për një ish-Sekretar Partie të Partisë së Punës dhe për një spiun të Sigurimit. Këta të dy i kanë hesapet me të kaluarën, kurse sfida e Tiranës është për të ardhmen. Unë besoj se kjo është një betejë për të ardhmen kundër një skuadre që ka sjellë një tjetër Lul për ta kthyer historinë mbrapa dhe për të sqaruar hallet e tyre të viteve 80-90”, theksoi Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit