Home Aktualitet Veliaj në Një...

Veliaj në Njësinë 6: Strategjia e opozitës është të mbjellë dyshim, ne çojmë përpara punët e qytetit

60
0

Nga Njësia 6, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se opozita mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet dhe të pengojë çdo punë të mirë.

Ai solli në vëmendje kalvarin e gjyqeve të hapura kundër ndërtimit të lagjes së re në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, çka ka sjellë edhe gjithë vonesën në mbylljen e këtij procesi.

“Strategjia e partive të opozitës në Kombinat ishte të mbillnin dyshim, t’i çonin njerëzit në gjykatë, që të mos bëhen kurrë pallatet për njerëzit, se po u ndërtuan ato do duket Lali Eri dhe Edi Rama mirë. Por, nëse bëhen ato pallate, thjesht fusim njerëzit nëpër shtëpi. Dhe kështu harxhuam tre vjet duke shkuar në gjykatë. Kurse liderët e opozitës – që ju i dini vetë kush janë – i kanë shtëpitë tyre në Gji të Lalzit, nuk jetojnë këtu në Kombinat. Në Kombinat vijnë vetëm për t’i përdorur njerëzit si sallatë politike, vijnë mbjellin helmin e tyre, mbjellin përçarje, u fusin ankthin, i çojnë nëpër dyert e gjykatës, që të bllokohet bashkia dhe pasi kanë mbaruar, kthehen prapë në Gji të Lalzit. Të nesërmen bëjnë të njëjtën gjë, çohen në Gji të Lalzit, u vjen shërbëtorja, u sjell kafen, pastaj vijnë këtu në Tiranë për të mbjellë sherr e përçarë njerëzit, pastaj kthehen prapë aty. Kam një pyetje: Cila është partia më e rëndësishme sot në Shqipëri? Familja jote është partia më e rëndësishme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranën e një milionë banorëve të gjithë duhet të kenë një shans dhe se të gjithë duhet të besojnë, e jo të ushqejnë urrejtje për njëri-tjetrin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit