Home Aktualitet Veliaj: Në Ti...

Veliaj: Në Tiranë ecim përpara vetëm me punë

52
0

Rruga “Xhon Belushi” në Njësinë 4 është segmenti i radhës, i cili po asfaltohet nga Bashkia e Tiranës.

Aksi i shërben një komuniteti prej rreth tre mijë banorësh dhe pritet të rrisë më shumë vlerën e pronës në zonë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi mbrëmjen e djeshme punimet dhe siguroi se do të asfaltohen të gjitha rrugët dhe rrugicat në kryeqytet.

Këtu jemi në një zonë kufitare mes Kinostudios, Freskut dhe Njësisë 12 dhe kolegët tanë e kanë filluar vitin e ri me erën e asfaltit, lopatat e punës, ekskavatorët dhe kamionët, të cilët do jenë këtu 3-4 ditë, deri në fundjavë, derisa të mbarojmë një rrugë, e cila është vërtet e nevojshme për komunitetin. Janë rreth 500 familje nga e gjithë Shqipëria, gjithsej 3 mijë banorë, që banojnë këtu dhe për të cilët rruga e vjetër ua bënte jetën malore. Ndoshta, relievin nuk e ndryshojmë dot, por rrugën e bëjmë të kalueshme, i rrisim vlerën pronës,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se përpara ecet vetëm me pune dhe premtoi se ashtu sikurse iu dha fund mësimit me dy turne në Tiranë, së shpejti do marrë fund edhe koha e rrugëve me baltë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit