Home Sporti Veseli: Uells...

Veseli: Uellsi nuk duhet ta nënvlerësojmë, rezultati i rëndësishëm!

11
0

Pas humbjes së miqësores së Uellsit ndaj Francës, kombëtarja jonë ka dhe një ide më të qartë. Diçka të tillë e ka pranuar edhe mbrojtësi Veseli në konferencën e radhës për shtyp. Në lidhje me të ardhmen mbrojtësi pranoi se ka oferta edhe nga skuadra të tjera.

“E kemi pare ndeshjen e Uellsit me Francën dhe derisa morën kartonin e kuq u dukën të barabartë me ta. Janë shumë ekip i fortë, janë kualifikuar në Kampionatin Europian, nuk mund t’ia gjykojmë lojën sepse ishin me një lojtar më pak. E mbaj mend dhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, por nuk duhet ti nënvlerësojmë janë ekip shumë i fortë.

Forca fizike e rivalëve? Dhe ne kemi disa lojtarë fizik, është detyra jonë të t’i bllokojmë dhe të mos ti lejmë të bëjnë lojën e tyre fizike, tua mbyllim hapësirat. Sigurisht do të bëhemi gati me stafin të na tregojnë si kundërshtohet kjo mënyre loje.

Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe ne jemi në një faze përgatitore prag shtatorit, për ne nuk ka kurrë miqësore, japim 100% në çdo ndeshje, për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë.

Futbolli Shqiptar është i vlerësuar dhe jashtë, në Serinë A futbolli defensiv është më i miri në botë, e njohim njëri-tjetrin dhe përmes kampionatit europian por qëllimi është të jemi i gjithë ekipi në harmoni, të ndjekim drejtimin e trajnerit.

E ardhmja? Kam akoma dhe dy vite kontratë me Salernitanën, janë shfaqur disa interesime nga jashtë dhe nga Italia, por do të përqendrohem dhe një here me Kombëtaren dhe jam i kënaqur me arritjen sepse kam merituar në këto dy vite të vështira që kam kaluar, por me punën time e treguam dhe jemi kthyer me në Serinë A. Është një event i veçantë për ne dhe tifozët, por dhe për mua pasi luaj sezonin e tretë në Serinë A”, tha Veseli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit