Home Editorial Video-editori...

Video-editorial i “Koha Jonë”: Flaka e Saliut dhe tymi i Bashës

1182
0

Flaka e Saliut dhe tymi i Bashës

Nga Daniel Muçaku-

Më në fund do të kemi Kuvend Kombëtar të PD me datë 11 dhjetor. Këtë e deklaroi vetë Berisha nga Foltorja e Lezhës.

“Të gjithë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë, në Lezhë, në Konispol, në Vermosh, Tropojë, Gjirokastër dhe që mbështesin Edi Ramën, u këshilloj miqësisht për një moment sill ndërmend Lezhën dhe jam i bindur që zgjidhet problemi. Miqtë e mi, mjafton të hidhni sytë në televizione se si e gjithë propaganda e qeverisë si janë aktivizuar të gjithë analistët e flaktë e të zjarrtë të qeverisë në mbështetje të peng Bashës, në mbështetje të pengut të Edi Ramës. Këto mjaftojnë që ne të hapim rrugën tonë, të ringremë Partinë Demokratike dhe nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët në Shqipëri, të informoj demokratët në Shqipëri dhe mbarë botën se më 11 Dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, deklaroi Sali Berisha.

Pra nuk ka tërheqje, Berisha e ka vendosur për ta rrëzuar Lulzim Bashën me votë nga demokratët. Flaka e dalë nga këto Foltore tregon zemërimin demokrat ndaj kryetarit aktual të selisë blu që deklaron se nuk do të lejojë asnjë Kuvend Kombëtar të PD.

Por duket hapur se shumica e demokratëve janë me Sali Berishën dhe se Basha ka mbetur mbyllur në zyrën e tij pa dhënë asnjë fakt publik se mund të mbledhë njerëz pas tij.

Nuk po hyjmë në debatin e hapur se kush ka të drejtë, Berisha apo Basha, por ajo që shikohet pa asnë dyshim duket se demokratët janë për përballje në shesh me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që Basha ka zgjedhur të flasë vetëm nga salla e parlamentit, sallë e cila mbetet e rrethuar nga Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit.

Në të vertetë qeveria e PS-së po drejton e qetë dhe nuk ka asnjë merak se PD-ja mund ta rrëzojë apo krijojë probleme kur ka Lul Bashën në krye, ndaj Edi Rama ka zgjedhur rolin e Udhëheqesit e të madh të popullit, aq me tepër se nuk kemi opozitë zyrtare e cila të mbledhë zemërimin popullor.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha po hedh hapa drejt zyrtarizimit të largimit të Lulzim Bashës, sepse firmat janë mbledhur me shumë se 60 përqind e delegatëve, çka e përkthyer në gjuhën juridike tregon se Basha e ka humbur vulën e partisë, pavarësisht se do ta mbajë celesin e zyrës edhe disa javë.

Berisha ka ndezur flakë bazën e demokrate duke takuar të gjithë demokratët, të cilët ishin si jetimë pasi kryesia e PD-së dhe kryetari nuk kujtohen ti takojne apo ti thërrasin për protestë kundër qeverisë. Në konferenca shtypi Basha dhe mbështetësit e tij lëshojnë re tymi sikur po sulmojnë kryeministrin se ka blere zgjedhjet apo me gjoja komisione hetimore sa për të gënjyer demokratët se gjoja po shqetsohemi për JU.

Por tymi që lëshon Basha nuk e mbyt zjarrin që ka filluar nga baza demokrate e cila kërkon lidership serioz dhe që nuk bën asnjë Pazar me kryeministrin Edi Rama.

Tymnaja që lëshojnë nga salla e parlamentit mbështetësit e Bashës nuk mund të mbulojë zjarrin e madh që po vjen drejt selisë blu, zjarr që me 11 dhjetor do shkojë drejt sheshit para kryeministrisë në një protestë të madhe kombëtare.

Me 11 dhjetor do kemi Kuvend Kombëtar ku shkarkohet Basha nga kryetar i PD-së dhe po atë ditë pasdite Berisha ka menduar të thërrasë një protestë kombëtare kundër kryeministrit Rama, por që në thelb mbetet kunder dyshes Rama-Basha.

Pas mbarimit të punimeve të Kuvendit Kombëtarë të PD-së delegatët dhe kryesia e re e PD-së do të shkojnë të sheshi para kryeministrisë, ku dihet fillimi, por jo fundi i saj.

Në shesh do jenë krejt demokratët e Shqipërisë, por duket se nuk do të jetë Lulzim Basha. Nga Surreli protestën e 11 dhjetorit do ta ndjekë Edi Rama, kurse nga Gjiri Lalzit do ta shikojë Basha.

Në sheshin para kryeministrisë me 11 dhjetor do jenë demokratët, LSI dhe krejt ata që janë kundër kryeministrit Rama.

Të tjerët do jenë në anën e Edi Ramës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit